NORVEGJIA KUNDËRSHTARI I RADHËS PËR KOSOVËN SOT (U18 M)
Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U18 në konkurencën e meshkujve sot e zhvillon duelin e radhës në Kampionatin Evropian – Divizioni B.
Ekipi ynë sot ballafaqohet me Norvegjinë në duelin e cili starton nga ora 12:30.
Deri tani, Kosova ka 3 humbje nga 3 ndeshje të zhvilluara në këtë Evropian e Norvegjia ka 1 fitore e 2 humbje.
Ky Evropian po mbahet në Ploiesti të Rumanisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.