Basketboll

FINLANDA E EDON MAXHUNIT MPOSHTET NGA BELGJIKA NË MIQËSORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Finlanda është mposhtur sot nga Belgjika në miqësoren e parë para dritares së dytë për kualifikimet e Kupës së Botës.

FInlandezët kanë pësuar sote nga Belgjika me rezultat të ngushtë 71-75.

Në këtë duel për Finlandën u paraqit edhe djaloshi kosovar, Edon Maxhuni. Për 16 minuta, Edoni në këtë ndeshje realizoi 7 pikë, 3 asiste dhe 1 kërcim.

Deri në fillim të dy ndeshjeve të dyta zyrtare në kualifikime për Botëror që nisin nga 25 gushti, Finlanda do ti zhvillojë edhe tri duele të tjera miqësore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.