Basketboll

KOSOVA U18 (M) SOT LUAN NDAJ QIPROS PËR DY POZITAT E FUNDIT NË EVROPIAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U18 sot e zhvillon duelin e fundit në Kampionatin Evropian – Divizionin B, që po mbahet në Ploiesti të Rumanisë.

Ekipi ynë kosovar përballet sot me Qipron në sfidën e vlefshme për dy pozitat e fundit në këtë Evropian (21/22).

Dueli nis nga ora 14:00 dhe transmetohet direkt në platformën zyrtare të FIBA-s në You Tube.

Kosova deri tani i ka të gjitha humbje në këtë Evropian dhe me humbje eventuale sot, bie në Divizionin C apo të fundit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.