Basketboll

GJËJA E VETME POZITIVE TE KOSOVA U18, BARDH ISTREFI SHËNUESI MË I MIRË I DIVIZIONIT B

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U18 te meshkujt, dje e ka mbyllur Kampionatin Evropian – Divizioni B për meshkujt, që u mbajt në Ploiesti të Rumanisë.

Dardanët e rinj e mbyllën negativisht këtë aventurë, ku nga 22 shtete pjesëmarrëse, përfunduan në pozitën e parafundit me vetëm 1 fitore e 6 humbje.

Nga tërë kjo histori e keqe, vetëm basketbollisti Bardh Istrefi u pa si gjë pozitive, ai është renditur i pari në bazë të pikëve të shënuar në këtë Kampionatin Evropian.

Istrefi ka arritur që në shtatë ndeshjet që i ka zhvilluar për Përfaqësuesen e Kosovës të realizojë 156 pikë, me mesatare 22.3 pikë të shënuar për ndeshje.

Të kujtojmë se Bardhi gjithashtu ka qenë pjesë e Përfaqësueses U20, ndërsa në nivel klubesh luan në Gjermani te skuadra elitare e Giessen me gjeneratat e reja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.