Basketboll

FINLANDA MPOSHTET NGA LITUANIA, EDONI PREJ MË TË MIRËVE NË PARKET

Prishtinë(AsistiOnline) – Edon Maxhuni ka qenë prej lojtarëve më të mirë te Finlanda në miqësoren e radhës së këtyre të fundit e zhvilluar sonte.

Në miqësoren që Finlanda e humbi nga Lituania me rezultatin 76-61, Edoni ishte prej lojtarëve më të dalluar në të dyja skuadrat.

Për 25 minuta lojëx Edoni sonte realizoi 15 pikë, 4 asiste e 1 kërcim dhe vetëm Alexander Madsen kishte më shumë pikë se ai, 16 sosh.

Deri në fillim të dy ndeshjeve të dritares së dytë në kualifikime për Botëror që nisin nga 25 gushti, Finlanda do ta zhvillojë edhe një duel tjetër miqësor me datë 11 gusht.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.