Basketboll

RAHOVECI E PREZANTON TRANSFERIN E RADHËS TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka prezantuar edhe transferin e katërt të huaj për stinorin e ri që po vjen.

‘Vreshtarët’ kanë zyrtarizuar në radhët e veta, basketbollistin amerikan Devin Johnson i cili luan në pozitat 2/3.

Për Johnson është ky viti i 4-të që paraqitet në Evropë, derisa paraqitjet paraprake i pati në ligat elite të Bjellorusisë, Lituanisë dhe së fundmi elitën çeke tek BK Ostrava në vetëm 3 ndeshje.

Johnson në Kanada është paraqitur me kolegjin e Universitetit të Torontos ku mesataren e pikëve për ndeshje e kishte 20 pikë.

28 vjeçari, është transferi i katërt te Rahoveci dhe me këtë basketbollist, ‘vreshtarë’ janë afër kompletimit të rosterit.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.