Basketboll

PËRBALLJE MJAFTË INTERESANTE EDHE NË ”SEZAI SURROI”, NDESHEN DY EKIPE TË PËRFORCUARA MIRË

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte në kuadër të elitës së basketbollit kosovar, zhvillohet edhe një duel mjaftë interesant në Prizren.

Bëhet fjalë për sfidën mes Bashkimit dhe Vëllaznimit, që sivjet kanë bërë përforcime të shumta dhe që llimet e tyre janë që të arrijnë sa më shumë fitore.

Edhe sikur para dy viteve ku luftuan shumë mes vete, njësoj pritet të jetë edhe sonte mes Bashkimit dhe Vëllaznimit si dy ekipe që rivalizohen prej më shumë se gjysmëshekulli.

Përballja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet në njërën prej kanaleve të sportit në Artmotion e pesëshet startuese, rezultatin kohë pas kohe, të gjitha ndodhitë gjatë ndeshjeve, si dhe raportin final do të mund ti gjeni në AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.