POLONIA SHOKON KAMPIONEN AKTUALE, KUALIFIKOHET NË GJYSMËFINALE TË EUROBASKET 2022
Prishtinë(AsistiOnline) – Polonia është skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Eurobasketit 2022.
Skuadra polake ka arritur sonte të shkaktojë senzacion, duke e mposhtur Slloveninë e fuqishme të Luka Donçiqit me rezultat 87-90.
Kjo ndeshje ishte tepër interesante me Poloninë që avancoi thellë në pjesën e parë 39-58, por pjesa e dytë nisi si është më së keqi për ta. Sllovenia u rikthye fuqishëm në lojë pas një çereku të tretë dominues bindshëm (24-6).
Sidoqë të jetë, Polonia arriti të përmblidhet edhe një herë në periodën finale (24-26) me çka edhe e fitoi ndeshjen dhe siguroi një fitore të madhe me vlerë kualifikimi tutje.
Kapiteni i polakëve, Mateusz Ponitka sonte realizoi double-double prej 26 pikëve, 16 kërcimeve, 10 asisteve e e 3 vjedhjeve të topave, gjersa u ndihmua edhe nga A.J. Slaughter e Michael Sokolowski me nga 16 pikë secili.
Te Sllovenia sonte ishin të pamjaftueshëm për fitore, Vlatko Cancar me 21 pikë, Goran Dragiç me 17 e Luka Donçiq me 14 sosh.
Kjo fitore e dërgon Poloninë në gjysmëfinale të Eurobasket 2022 e Sllovenia eliminohet në çerekfinale si e shokuar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.