Basketboll

Befasi: Dachon Burke rikthehet në Kosovë, prezantohet te kjo skuadër

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-lojtari i Sigal Prishtinës gjatë edicionit të kaluar, Dachon Burke është rikthyer përsëri në basketbollin kosovar.

Burke mbrëmë është zyrtarizuar si transfer i ri i Ponte Prizrenit, ka njoftuar kështu vetë klubi nëpërmjet një postimi.

Burke është i gjatë 193 centimetra dhe luan në pozitat 1/2, ai edicionin e kaluar ishte paraqitur me Prishtinën në disa ndeshje.

15.2 pikë, 3.3 kërcime e 2.2 asiste ishte mesatarja e Burkes te Prishtina.

Me ardhjen e Burkes nga Prizreni është larguar, amerikan tjetër DeAngelo Stewart.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.