Basketboll

Golden Eagle Ylli sot ndaj Chemnitzit në Gjermani

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Golden Eagle Yllit sot e zhvillon duelin e dytë të fazës grupore në FIBA Europe Cup.

Kampioni i Kosovës ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku sot do të ndeshet me ekipin e Chemnitz Niners

Në takimin e parë, skuadra therandase pësoi nga Hapoel Galil Elion me shifrat 76:93, ndërsa Niners pësoi nga skuadra tjetër gjermane, Brose Bamberg me rezultat 85:89.

Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë. Ylli është pjesë e FIBA Europe Cup, pasi u eliminua në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Për kampionët e Kosovës kjo është paraqitja e parë në garat ndërkombëtare.

Dueli fillon nga ora 20:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.