Basketboll

Ylli pëson nga Chemnitzi në duelin e dytë në FIBA Europe Cup

Golden Eagle Ylli ka pësuar humbje nga Niners Chemnitz me shifrat 90:60 (25:13, 26:13, 22:15, 17:19), në grupet e FIBA Europe Cup.

Vendasit e nisën ndeshjen për mrekulli me një seri prej 12:0 dhe duke kontrolluar çerekun e parë që e fituan 25:13. Fillimi i periudhës së dytë ishte i barabartë, por me kalimin e minutave gjermanët treguan fuqinë e tyre, për të shkuar në pushim me shifrat 51:26.

Skuadra gjermane ishte më e mirë edhe në periodën e tretë, që e fituan 22:15, kurse ajo e fundit përfundoi 17:19 për kampionët e Kosovës, që pësuan humbjen e dytë nga dy ndeshje, kurse për Niners ishte fitorja e parë pas humbjes nga Bamberg.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Brose Bamberg mundi Hapoel Galil Elion në udhëtim 86:98. Skuadra gjermane ka dy fitore, kurse ajo izraelite një fitore e një humbje.

Ylli ndeshjen e ardhshme është mysafir i Bamberg, takim që zhvillohet më 26 tetor.

Komentet janë të mbyllura.