Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Flamurtari – Partizani, përballja e parë e Superkupës Mbarëkombëtare te femrat sot – AsistiOnline
Basketboll

Flamurtari – Partizani, përballja e parë e Superkupës Mbarëkombëtare te femrat sot

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohen dy duelet gjysmëfinale të Superkupës Mbarëkombëtare për femra.

Në sfidën e parë takohen dy skuadrat shqiptare, Flamurtari i Vlorës dhe Partizani i Tiranës, duel ky i cili fillon nga ora 16:00 dhe transmetohet direkt në njërën nga kanalet e sportit (Art Sport/KSport) në të gjitha platformat vendore.

Skuadra vlonjate u shpall kampione e Shqipërisë për herë të 24-t edicionin e kaluar dhe synon edhe një trofe, ndërsa Partizani pasi fitoi Kupën e Shqipërisë shpreson të fitojë edhe Superkupën Mbarëkombëtare.

Organizatore e këtij turneu dy ditor, është skuadra kosovare e Bashkimit të Prizrenit.

Finalja luhet nesër me fillim nga ora 19:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.