Basketboll

(VIDEO-LAJM) – Pesëshja dhe MVP nga xhiro e tetë e Superligës së Kosovës

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas përfundimit të xhiros së tetë në elitën e basketbollit kosovar, AsistiOnline.com ka bërë edhe përzgjedhjen e më të mirëve nga kjo javë.

1.Plejmejkeri më i mirë kte javë, është Rashaun Dejvis i Golden Eagle Yllit që udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores së katërt rresht pas 4 disfatave, në start duke realizuar 21 pikë e 8 asistime, duke vjedhur 4 topa dhe duke qenë perfekt nga gjuajtjet e lira dhe për këtë u notua me indeksin plus 26 , më të mirin për një playmaker në xhiron 8.

2. Fundori më i mirë realizues kte xhiro, shpallet i pandalshmi i verdhezinjëve, Rodney Purvis. Ish-NBA lojtari edhe një herë ishte më efikasi me 20 pikë, prej tyre 6 treshe, ndërsa shtoi 4 asistime, 3 kërcime dhe në mbrojtje vodhi 1 top e bëri 1 bllokad për indeksin, plus 20 më të lartin për një fundor realizues.

3. Aloja më e mirë kte javë shpallet, Henrik Shirko i Golden Eagle Yllit i cili sikurse Purvis, pas javës së kaluar edhe kte herë mbeten në pesëshen më të mirë. Shirko luajti me 20 pikë 5 kërcime e asistime por ajo që është kryesore, ishte100% i saktë për dy pikë duke qëlluar të gjitha 6 tentimet, kurse për treshe tentoi 3 herë dhe qëlloi 2 duke pasur një efikasitet fenomenal prej 88% nga loja dhe për këtë u vlerësua me indeksin prej +22, më të lartin për një alo kte xhiro.

4. Alo-qendra më e mirë këtë javë shpallet Fisnik Rugova i Bashkimit, më i merituari për fitoren ndaj Vëllqznimit dhe për ndërprerjen e serisë së zezë të skuadrës prizrenase. Fisi luajti me 20 pikë, prej tyre 3 treshe nga 6 tentime dhe po ashtu shënoi 4 herë nga 5 tentime duke shtuar edhe 8 kërcime, 3 asistime, 2 topa të vjedhur dhe bllokada e për këto shifra, meritoi indeksin plus 27, më të lartin për një alo qendër ktë javë.

5. Krejt në fund, në pozitën e qendrës pas një kohe na kthehet gjiganti i Pejës, Bred Ualdou i cili në duel me prishtinasit realizoi double double prej 12 pikëve e 12 kërcimeve, asistoi 3 herë, vodhi 2 topa dhe bëri 2 bllokada duke merituar indeksin +25 dhe kështu shpallet qendra më e mirë e xhiros.

MVP I XHIROS 8 FISNIK RUGOVA (BASHKIMI)

Adhurues të basketbollit, pa asnjë dilemë fare, lojtari më i mirë apo MVP i Javës në ASIST shpallet Fisnik Rugova i cili shkëlqeu në fitoren e Bashkimit duke i kthyer prizrenasit tek fitoret pas 3 humbjeve rresht me 20 pikë e 8 kërcime, 3 asistime, 2 topa të vjedhur dhe bllokada dhe me indeksin plus 27.

Pra, Fisnik Rugova shpallet MVP i Javës në ASIST.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.