Basketboll

Blerand Stavileci emërohet U.D President i Prishtinës

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës është bërë me ushtrues detyre të kryetarit të klubit.

Me të dhënë dorëheqje ish-kryetari, Burim Maraj, është thirrur mbledhja e bordit të klubit që menjëherë ka emëruar ushtruesin e detyrës së pozitës vakante.

U.D i kreut të Prishtinës është emëruar Blerand Stavileci, i cili njihet prej drejtuesve më të suksesshëm në historinë e bardhekaltërve.

”Sonte në Zyret e Klubit u mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Bordit të Klubit pas situatës së krijuar me rastin e dorëheqjes së Presidentit z. Burim Maraj. Me propozim të Plisave, Kryetarit të Plisave në cilësinë e anëtarit të bordit, dhe me miratim unanim të të gjithë anëtarëve pjesëmarrës, u vendos që ushtrues detyre i Kryetarit të Klubit të zgjedhet z. Blerand Stavileci. Gjithashtu Bordi i Klubit votoi unanimisht për lirimin nga detyra të menaxhmentit të klubit”, shkruan njoftimi i skuadrës prishtinase.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.