Basketboll

Samir Zekiqi largohet nga Trepça

Prishtinë(AsistiOnline) – Samir Zekiqi është larguar zyrtarisht nga skuadra e Trepçës.

Basketbollisti mitrovicas që mbrojti ngjyrat e klubit të qytetit nga vjen edhe në stinorin e kaluar, është larguar nga Trepça me kërkesë personale.

Kështu ka njoftuar sonte klubi mitovicas, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Faleminderit Samir, Trepça është gjithnjë shtëpia jote!

Me marrëveshje të dyanshme dhe me kërkesë të vet lojtarit, kemi ndarë rrugët me Samir Zekiqin.

Samiri ka kërkuar largimin për arsye personale. Ai ka falënderuar klubin për përkrahjen e vazhdueshme, por ka vlerësuar se nuk mund ta jap kontributin që pritet prej tij. Klubi ka mirëkuptuar kërkesën e lojtarit dhe ne e kemi liruar.

Samiri ishte basketbollist i rëndësishëm i skuadrës sonë. Ka dhënë kontribut në sukeset e dy viteve të fundit e po ashtu në periudha të mëhershme.

Samirit i dëshirojmë suksese në karrierë dhe në jetë. Ai gjithnjë do të jetë një nga ne.

Trepça do të jetë gjithnjë shtëpia e tij.

Samiri në të kaluarën ka luajtur për shumë ekipe kosovare, gjersa ka përvojë edhe jashtë vendit në basketbollin turk.

27 vjeçari, është pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Kosovës, gjersa e ardhmja e tij ende nuk dihet.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.