Rahoveci transferon dyshen prizrenase
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe dy basketbollistë të rinjë nga Prizreni për skuadrën e Rahovecit.
”Vreshtarët” e kanë konfirmuar sonte nëpërmjet faqes zyrtare se kanë transferuar në radhët e veta, Arion Ballukun e Ujkan Karanezin.
Të dy lojtarët që kanë qenë pjesë e Rahovecit edhe më herët, së fundmi luajtën te Bashkimi.
Rahoveci deri tani është ballafaquar me një mori largimesh të huaja dhe vendore e nga skuadra ka dhënë dorëheqje edhe trajneri Muhammed Thaçi, ndërsa ‘timonieri’ i ri ende nuk është emëruar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.