Basketboll

Ekskluzive: Ivan Koljeviq në bisedime me Pejën

Prishtinë(AsistiOnline) – Ivan Koljeviq mund të rikthehet edhe njëherë në basketbollin kosovar.

Plejmejkeri malazez që javë më parë u largua nga Ponte Prizreni, ka të ngjarë të rikthehet në elitën e basketbollit kosovar dhe atë tek një ekip favorit për trofe.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Koljeviq është në bisedime serioze me Pejën dhe marrëveshja ka të ngjarë të ndodhë.

Të kujtojmë se Koljeviq ka qenë në bisedime serioze edhe me Vëllaznimin, por transferi dështoi për shkaqe të panjohura.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.