Basketboll

ASISTI 518: Diskutohet forma aktuale e klubeve dhe pasojat e vendimeve për moslejimin e tifozëve vendas

Çka mendojnë Gëzim Morina, Dren Zatriqi dhe Lirim Peci për ngritjen e Prishtinës, Yllit e Bashkimit dhe rënien në formë të Trepçës, Pejës dhe Ponte Prizrenit. A duhet të rishikohet vendimi i FBK për ndalesën e tifozëve vendas me koreografi?

ASISTI 518 sonte vjen shumë i nxehtë me mysafir special

  • Gëzim Morina, kapiten i Golden Eagle Yllit
  • Dren Zatriqi – ish basketbollist dhe ish drejtor i Ligës Unike
  • Lirim Peci – komentues i sportit në Artmotion

Gëzimi, Dreni dhe Lirimi sonte analizojnë dhe diskutojnë lidhur me:

  • Rikthimin e Sigal Prishtinës në krye të tabelës pas gati tri viteve dhe serinë fantastike të kampionëve aktual Golden Eagle Yllit i cili pas katër xhirove kishte katër humbje dhe ishte i fundit kurse tash me një pikë dhe një ndeshje më pak ndaj Rahovecit ka mundësi të rikthehet si lider.
  • Çka thotë kapiteni i Yllit i cili ishte mysafirë në ASIST 503 me 3 Tetor 2022 pas katër disfatave rresht, tash kur kampionët aktual të dyfishtë u ngritën në maje?
  • Çka po ndodh me Pejën, Trepçën dhe Ponte Prizrenin?
  • Pse ka ardhur deri te rënia në formë e skuadrave që konsideroheshin si top favorit për titull?
  • Bashkimi i heshtur po kthehet në maj pas katër fitoreve rresht?
  • Çfarë mendojnë për Vëllaznimin dhe Rahovecin?
  • Çfarë do të jetë lufta për maje dhe si e shohin betejën për shmangie nga Play Out dhe rënia nga Superliga?

Temë e veçantë dhe debat interesant lidhur me vendimet që i mori FBK pas shpërthimit të dhunës në vjeshtë dhe sidomos pas finales së Superkupës së Kosovës.

  • Cilat vendime duhet të rishikohen dhe ndryshohen?
  • Cilat vendime duhet të ashpërsohen?
  • Pse duhet të fokusohet FBK në përgjegjësi individuale të akteve vandale të huliganëve dhe mos të dënohen klubet?
  • Sa po humbasin klubet nga vendimet e aktuale dhe cili është trendi negativ?
  • Pse në ndeshjen e fundit në Shani Nushi në Gjakovë humbi shkëlqimi të cilin e pati kjo palestër gjatë tërë vjeshtës?

Gjitha këto dhe shumë më shumë në bisedën tejet interesante dhe dinamike me mysafirët special të ASISTIT 518 i cili sjell edhe

  • Analizën komplete të ndeshjeve të mbetura nga vjeshta dhe komplet xhiro 18 e Prince Caffe Superligës
  • Dy xhirot e para pranverore të Superligës së Femrave
  • Shkëlqimi i treshes kryesore të shqiptarëve që na përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare. Edoni, Kenani e Ergjani ishin fenomenal dhe këtë e mësojmë në kuadër të bllokut unik dhe shumë të dashur për gjithë ne: Shqipytarët në Botë në ASIST
  • NBA në ASIST sjell përmbledhjen e ngjarjeve më të rëndësishme të javës dhe rekordet e reja historike në këtë gjithësi basketbollistike
  • Natyrisht, krejt në fund top 10 aksionet fantastike të Prince caffe Superligës do t’ju përgatisin momente të bukura dhe klënaqësi çfare vetëm ASISTI sjell

Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate, pas përfundimit të Prime Big Brother VIP Kosova në Klan Kosova, ASISTIN 518 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën.

 

 

Komentet janë të mbyllura.