Basketboll

Hajrizi tregon se çka ndryshoi te Trepça me ardhjen e trajnerit të ri

Prishtinë(AsistiOnline) – Drilon Hajrizi ka treguar në ASIST, se çka ndryshoi te mitrovicasit pas ardhjes së trajnerit të ri dhe me fitoren ndaj Pejës.

Hajrizi tha se nuk ka ndryshuar diçka në aspektin taktik, ngase koha ka qenë e shkurtër, por puna në aspektin e moralit e ka bërë dallimin.

Po prej pas humbjes me Prishtinën, pas një dite apo dy, ka ardhur Iliri si trajner, Besimi si drejtor sportiv edhe ka filluar një përgatitje se u pa që lojtarët kanë pak problem me ngritjen e moralit edhe kemi filluar që me punu në ngritjen e moralit të stërvitjeve, tani pastaj ka ardhur trajneri turk , gjatë kësaj kohe, lirisht mund të them se nga ana profesionale basketbollistike nuk ka ndërruar asgjë, por shumë ka punuar në moralin e anës së stërvitjes, me ngrit moralin e stërvitjes, shkurt e shqip me motivu skuadrën. Kështu që unë po besoj shumë, që ka bërë një punë të mirë për këtë lojë, duke marrë parasysh se edhe çdo ndërrim e jep atë frytin e vet në ditët e para, kështu që shpresoj se edhe në ditët në vazhdim me vazhdu me të njejtin ritëm, me të njejtën punë që e kemi bërë deri tani edhe pse nuk ka pasur rezultate, por asnjëherë puna nuk ka munguar dhe shpresoj që të ju shpaguajmë gjithë Mitrovicës, përkrahjen që e kanë jep ndaj nesh dhe menagjmentit të klubit”, u shpreh i bindur Hajrizi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.