Basketboll

Dy skuadrat me bilanc të njejtë hapin sot xhiron e 20-të

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot fillon të luhet edhe xhiro e 20-të e Superligës së Kosovës në Basketboll te meshkujt.

Sfida e parë do të luhet në Therandë mes Ponte Prizrenit dhe Vëllaznimit.

Të dy skuadrat aktualisht kanë nga shtatë fitore e 12 humbje, andaj do të jetë shumë e rëndësishme fitorja, pasi të dyja duan të jenë pjesë e “Play-off”-it.

Kjo ndeshje fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në KSport1 në të gjitha platformat televizive vendore etj.

Për çdo risi para e gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final, i gjeni në ueb-sajtin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit  – AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.