Basketboll

Speciale në ASIST: Katër musketarët e basketbollit shqiptar nga Shkupi në Prishtinë

Për herë të parë dhe ekskluzivisht në mediumet shqiptare: vëllezërit Zeqiri, Jetmiri e Lejsoni, Valmir Kakruki dhe Rrezart Memedi, katërshja shkupjane e Sigal Prishtinës

Në ASISTIN 520 sonte mysafirë special, për herë të parë dhe ekskluzivisht në mediumet shqiptare,  vijnë katër musketarët e basketbollit shqiptarë nga Shkupi: vëllezërit Jetmir e LejsonZeqiri, Valmir Kakruki dhe Rrezart Memedi, talentët e rinj tëSigal Prishtinës.

Deri tash kemi pasur rastin t’i shikojmë në transmetimet e PrinceCaffe Superligës por asnjëherë nuk i kemi njoftuar nga afërandaj sonte ASISTI prezanton katërshen e shqiptarëve nga Shkupi e cila u bashkua në Prishtinë.    

Kur dhe te kush e filluan lojën e basketbollit?
Pse erdhën në Kosovë dhe si u ambientuan?
Çka i lidh katër shkupjanët me asistuesin tuaj Agon Fehmiun?
Kush është daja i tyre që Agoni e ka pasur bashkëlojtar?
Rrezarti i cili ka luajtur edhe në Itali, tregon ngjashmërit dhe dallimet e jetës në Shkup, Itali e Prishtinë?

Me mysafirët sonte në ASISTIN 520, analizohet aventura e parëndërkombëtare e prishtinasve në Ligën e Basketbollit të Evropës së Veriut (ENBL).

Arsyet e disfatës nga skuadra e fundit dhe me gjitha humbje , Tal Tech /OPTIBET vetëm 24 orë pas fitores fenomenale ndaj nënkampionëve të ENBL?
Cilat janë gjasat për kualifikim në rrethin e dytë?
Si i shohin gjasat në rrethin e dytë të ENBL në rast tëkualifikimit eventual
Nga kush varet kualifikimi i prishtinasve?

Gjithashtu, Jetmiri, Lejsoni, Rrezarti e Valmiri tregojnë pse Sigal Prishtina luajti me dresa të kuq me dizajn special: me shqiponjën dykrenore në gjoks dhe anash shorceve përkrenarja e Skënderbeut ?

Krejt në fund , analiza e formës momentale të skuadrave dhe parashikimet për vazhdimin e kampionatit të Prince CaffeSuperligës?

Cilat prej skuadrave janë më të papërshtatshmet?
Çka thotë Lejsoni që u testua në Beshiktash për ribashkimin me Ahmet Kandemirin i cili nga Beshiktashi erdhi nëPrishtinë?
Çka thonë për tri rivalët kryesor: Glden Eagle Yllin, Pejën dhe Trepçën?
Parashikimet për Kupën e Kosovës ?

Gjitha këto sonte në bisedën shumë simpatike , në fund të cilës Agon Fehmiu i bëri të fala publikisht një miku të tij. Se kush është ai, do ta shihni në ASISTIN 520.

Analiza e xhiros 20 e Prince Caffe Superligës sjell detajet e përballjeve interesante mes rivalëve direkt për shmangie nga Play Outi dhe inkuadrimi në Play Off: Ponte Prizreni dhe Vëllaznimi

Analiza e kryendeshjes mes ekipeve që luftojnë për titull, Trepça dhe Golden Eagle Ylli, finalistëve nga edicioni ikaluar që përgatitën dramë të madhe në një ambient fantastik në Minatori.
Pse u shty për 24 orë derbi i Dukajginit mes Bashkimit e Pejës dhe kush e fitoi atë?

Basketbolli femëror vjen me xhiron 7 të Ligës Unike të Femrave e cila është gara e vetme e cila bashkon sportin shqiptarëaktualisht dhe e cila solli ndryshime tabelore ndërsa në vikend u zhvillua edhe xhiro 14 e Superligës së Femrave ku prizrenaset vazhdojnë dominimin absolut kurse kuqezezat gjakovare e thyen serinë prej 13 humbjeve rresht.

Shqiptarët në Botë në ASIST, blloku më i dashur për gjithë ne esjell vazhdimin e shkëlqimit të Edon Maxhunit në FIBA EuropeCup dhe Ergjan Osmanit në FIBA Champions League

NBA në ASIST sjell përmbledhjen e lajmeve lidhur mëinteresante nga kjo gjithësi e basketbollit ku çdo ditë pritet thyerja e rekordit të totalit të pikëve të shënuara nga një lojtar, rekord ky i vjetër 34 vjet.

Krejt në fund, ASISTI sjell Top 10 aksionet fantastike të PrinceCaffe Superligës dhe momentet më të bukura të javës së kaluar

Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate, pas përfundimit të Prime Big Brother VIP Kosova në Klan Kosova, ASISTIN 520 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën  

 

Komentet janë të mbyllura.