Basketboll

Zyrtare: Larry Thomas transferi i radhës te Peja

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas Marvin Jefferson te skuadra e Pejës është zyrtarizuar transferi i radhës.

Ekipi verdhezi ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me amerikanin, Lary Thomas.

Lojtari në fjalë luan në pozitën e organizatorit me 188 centimetra gjatësi.

Te Peja, Thomas vije pas eksperiencës së sivjetme me Mechelenin në Belgjikë (3.5 pikë për ndeshje) dhe FIBA Europe Cup (7.3 pikë).

Në të kaluarën, Thomas ka luajtur në Islandë, Letoni, Meksikë.
Larry Thomas pritet që ekipit pejan ti bashkohet sonte në stërvitje.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.