Basketboll

Adis Beqiragiq e konfirmon transferin e Lis Shoshit te Ylli

Prishtinë(AsistiOnline) – Duket se Lis Shoshi edhe zyrtarisht ka nënshkruar me kampionin aktual të Kosovës, Golden Eagle Yllin.

Therandasit dje u mposhtën në kuadër të gjysmëfinales së Kupës nga Sigal Prishtina e pas ndeshjes, trajneri i ekipit Adis Beqiragiq tha se shpresojnë që atyre t’ju bashkangjitet në ”play off” të ligës edhe Lis Shoshi, pasi kështu si janë, nuk janë të kompletuar.

AsistiOnline.com ditë më parë paralajmëroi se qendra pejane, Lis Shoshi veçse ka nisur stërvitjet me therandasit, gjersa nuk pritet të jetë gati së paku deri në ”play off”.

Ekskluzive: Goditja e madhe e kampionit, zyrtarizimi i Shoshit çështje kohe?

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.