Basketboll

Isiah Umipig te 15 herë kampioni i Maqedonisë së Veriut

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Pejës, Isiah Umipig ka gjetur skuadrën e re për vazhdimin e këtij stinori.

Umipig është transferuar tek njëra prej skuadrave më të suksesshme në Maqedoni të Veriut, Rabotniçki.

Basketbollisti amerikan, deri pak ditëve ishte pjesë e Pejës, por që u lirua nga këta të fundit pa ndonjë arsyetim specifik edhe pse ishte prej lojtarëve kryesorë të ekipit.

Umipig te Peja kishte luajtur me mesatare prej 11.4 pikë, 4.1 asiste e 2.8 kërcime për ndeshje. Derisa në Ligën Ballkanike me 14.8 pikë, 5 asiste e 3 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.