Basketboll

ASISTI 524: Kush do ta fitoj kryendeshjen Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli?

Me mysafirin special Donat Hashanin, redaktorin në AsistiOnline.com, ueb faqen nr.1 në shqiptari për basketboll analizohet xhiro 23 dhe paralajmërohet kryendeshja më e rëndësishme e pranverës.

ASISTI 524 në prag të kryendeshjes Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli e cila është shtyrë për të martën nga ora 19 për shkak të pjesëmarrjes së trajnerit Adis Beqiragiq në kualifikime për Botëror me kombëtaren e Bosnjës e Hercegovinës dhe Lejson Zeqirit me kombëtaren e Maqedonisë.

Gjithashtu me Donatin analizohet edhe xhiro e 23 e Prince Caffe Superligës dhe ndeshjet interesante 

  • Fitorja e tretë e sivjetme e Rahovecit pas përballjes me Vëllaznimin dhe atë pas vazhdimeve?
  • Debutimi i suksesshëm i trajnerit të ri të Pejës, Rami Hadarit ish-trajnerit të Maccabi Tela Avivit dhe një rilindje në lojën dhe atmosferën tek verdh e zinjtë. A ka filluar këndellja te Peja sikurse bëri trajneri Gençoglu te Trepça
  • Analiza e ndeshjes shumë dramatike dhe maratonike mes Bashkimit e Trepçës? Cilat ishin momentet dhe detajet vendimtare në këtë duel?   

Edhe sonte video përmbledhja komplete e xhiros 23 e Prince Caffe Superligës së bashku me Pesëshen dhe MVP-in e Javës sonte në ASISTIN 524.

Liga Ballkanike këtë javë në ASIST vjen me turneun e suksesshëm të Bashkimit në Bullgari . Fillimisht Bashkimi udhëtoi në qytetin Stara Zagora ku u ndesh me Beroen dhe 24 orë më vonë zhvilloi duelin me Levskin në kryeqytetin e Bullgarisë, në Sofje. Sonte i shoim raportet nga këto dy ndeshje, rezultatet dhe tabelën aktuale 

Basketbolli femëror sonte vjen me xhiron 18 të Superligës së Femrave e cila solli përballjen mes Prishtinës dhe bashkimit që ishte reprizë e finales së Kupës e zhvilluar të dielën e 19 Shkurtit në Rahovec.

Shqiptarët në Botë në ASIST, blloku më i dashur dhe më unik në mediet tona, sjell shkëlqimin e Edon Maxhunit në fanellën e Finlandës gjatë ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e basketbollit si dhe paraqitjet e shkëlqyeshme të yllit më të ndritshëm të basketbollit femëror kosovar në arenën ndërkombëtare Astera Tuhina e cila si rookie apo rishtare po paraqitet me skuadrën Ëashington State Cougars në NCAA Divizionin e Parë ku javën që shkoi pati dy ndeshje të vështira. 

NBA në ASISTIN 524  ju dërgon përtej Oqeanit Atlantik ku gara për kualifikim në Play Off sa po vjen e po bëhet më e nxehtë. Ishte kjo një javë shumë interesante ku Damian Lillard, ylli i Portlandit shkëlqeu me rekord të ri të pikëve në një ndeshje kurse një tjetër rekord u thye në ndeshjen Sacramento –Clippers. Çfarë  rekordi u thye dhe çka ndodhi në këtë takim do ta shohim në vazhdim në kuadër të bllokut NBA në ASIST.

Krejt në fund, ASISTI sjell Top 10 aksionet fantastike të elitës së basketbollit kosovar: Prince Caffe Superligës 

Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnate, pas përfundimit të Prime Big Brother VIP Kosova në Klan Kosova, ASISTI 521 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën.

 

Komentet janë të mbyllura.