Basketboll

Bashkimi e largon Curtis Jonesin

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit te meshkujt ka njoftuar sot për një ndryshim në roster.

Prizrenasit kanë liruar nga ekipi, basketbollistin amerikan Curtis Jones, por pa cekur ndonjë arsyetim.

”Klubi bën të ditur se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me amerikanin Curtis Jones, të cilin e falënderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë suksese në karrierë”, shkruan njoftimi i klubit.

Megjithatë, AsistiOnline.com ka mësuar jozyrtarisht se arsyjet e largimit të Jones, janë kryekëput disiplinore, pasi lojtari nuk i ka përfillur rregulloret e klubit dhe vazhdimisht ka vepruar kokë më vete, me çka drejtuesit e klubit s’kanë pasur zgjidhje tjetër, përpos se ti tregojnë derën e largimit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.