Basketboll

Bashkimi ndaj Partizanit, gjysmëfinalja e dytë

Gjysmëfinalja e dytë e Ligës Unike te Femrat zhvillohet poashtu sot.

Në këtë ndeshje takohen, Bashkimi i Prizrenit dhe Partizani i Tiranës.

Bashkimi hyn në këtë duel si lider i stinorit të rregullt dhe do të kërkojë me çdo kusht kalimin në finale, derisa edhe Partizani synon kalimin në finale pasi ka në roster plotë pesë lojtare të huaja.

Ndeshja fillon në ora 19:00, derisa transmetim pritet që të ketë direkt dhe pë detaje ju njoftojmë para ndeshjes.

Të kujtojmë se ky turne po organizohet në Vlorë nga ekipi vendas i Flamurtarit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.