Ndeshja për vendin e tretë, pritet të luhet mes Prishtinës dhe Bashkimit
Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja për vendin e tretë në Ligën Unike të Femrave, pritet të zhvillohet poashtu sot.
Në këtë duel do të ndeshen, Prishtina dhe Bashkimi, duke filluar nga ora 14:00.
Edhe pse kjo ndeshje ishte në dyshim se a do të luhet, për shkak se skuadra e Prishtinës dje e kontestoi tejet shumë referimin dhe theksoi se ndeshja për vendin e tretë nga ana e tyre është në dyshim, megjithatë për të mos e prishur turneun duket se ekipi ka vendos të paraqitet në duel.
Të kujtojmë se në finale nga ora 19:00, takohen Flamurtari dhe Partizani, ekipe nga Vlora dhe Tirana.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.