Basketboll
Heimspiel am 15.01.2023 / Spieltag 15 FRAPORT SKYLINERS – HAKRO Merlins Crailsheim Fraport Arena in Frankfurt #5 E. Baggette (Hakro Merlins Crailsheim) vs #5 Isaiah Washington (Fraport Skyliners) kontakt@photojur.de, Urhebervermerk erforderlich! (siehe Copyright), bei weiterer Verwendung (z.B. Abdruck) Rücksprache mit Fotografen! weitere Informationen per E-Mail

Edoooon Maxhuni shkuuuuund Ulmin, për fitoren e madhe të Crailsheimit në Bundesligën gjermane

Prishtinë(AsistiOline) – Edon Maxhuni sonte ka qenë fe-no-me-nal në fitoren e madhe të Crailsheim Merlins në Bundesligën gjermane.

Për 18 minuta në parket, djaloshi me prejardhje kosovare sonte ka shkëlqyer duke qenë më efikasi tek Merlins me 16 pikë, 5 asiste e 3 vjedhje topash, shkruan AsistiOnline.com

Crailsheimi e mposhti sonte Ulmin me një rikthim të madh dhe shifrat finale 76-68, e gjithë kjo falë formës së lartë të Edonit i cili ishte enigmë e pazgjidhur për kundërshtarin.

Kjo fitore ishte jetike për Crailsheimin, pasi momentalisht janë të rrezikuar për të rënë në Bundesliga 2 dhe në momentet më të vështira, shfaqet një luan me gjak shqiptari për fitoren e madhe të tyre.

Të kujtojmë se Ulmi në vitet e fundit është prej skuadrave më të forta gjermane dhe në 2 vitet e fundit po luan edhe në kompeticionin e dytë më të fortë ndërkombëtar në Evropë, Euro Cup.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.