Vazhdojnë tërheqjet nga Liga Ballkanike, njoftohet për diskualifikimin e Bashkimit
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një tërheqje e një ekipi, por tash kosovar, ka ardhur nga Liga rajonale e basketbollit, BIBL.
Pas tërheqjes së Budivelnykut nga Ukraina, tash edhe klubi i Bashkimit është larguar nga ky edicion i garës, pasi sipas drejtuesve të Ligës Ballkanike nuk pranoi të luajë jashtë Prizrenit.
Sipas njoftimit të faqes zyrtare të Ligës, Bashkimi është klubi i tretë sivjet që nuk i përmbush detyrimet ndaj Delasport Ligës Ballkanike dhe me kaq diskualifikohet.
Njoftimi i Ligës Ballkanike i plotë dhe pa ndërhyrje:
”KB Bashkimi është skuadra e tretë që nuk i përmbush detyrimet ndaj Delasport Ligës Ballkanike këtë sezon dhe nuk do të marrë pjesë në pjesën e mbetur të sezonit 2022-2023 të Delasport Ligës Ballkanike.
Ja deklarata e z. Shay Shtriks për këtë çështje:
Më datë 15.03.23 dhe ENJ. 16.03.23, një postë zyrtare nga KB Bashkimi është dërguar në Ligën Ballkanike, e cila jepte informacionin “Na duket e pamundur të udhëtojmë dhe të luajmë ndeshje të planifikuara ndërkombëtare”.
Drejtuesit e KB Bashkimit morën vendimin që të mos udhëtojnë për të luajtur ndeshjet në Ligën Ballkanike pasi klubi u regjistrua zyrtarisht në sezonin 2022-23 BIBL dhe luajti 7 nga 12 ndeshje gjatë sezonit.
Si një organizatë ndërkombëtare e basketbollit që ofron lojëra gjatë gjithë sezonit – tetor 2022 deri në prill 2023 nuk mund të shohim asnjë mundësi që klubi KB Bashkimi të jetë pjesë e ligës dhe të marrë pjesë dhe të luajë vetëm ndeshjet që KB Bashkimi do t’i ketë në Prizren. .
Vendimi i Drejtorit Sportiv të ligës sipas nenit 8.4.16 dhe 11.2.2
KB Bashkimi skualifikohet nga sezoni 2022-23 BIBL
Komentet janë të mbyllura.