Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
ASISTI 529: Katër kapitenët e çerekfinaleve parashikojnë fillimin e “play off”-it – AsistiOnline
Basketboll

ASISTI 529: Katër kapitenët e çerekfinaleve parashikojnë fillimin e “play off”-it

Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) e Atik Koshi (Vëllaznimi) dhe Valdrin Haxhiu (Trepça) e Daniel Lekndreaj (Bashkimi) sonte në ASIST, analizojnë formën e sivjetme të skuadrave të tyre dhe parashikojnë çerekfinalet që startojnë këtë mesjavë

ASISTI 529 sonte analizon xhiron e fundit të fundit të pjesës së rregullt të Prince Caffe Superligës dhe përgatitjet e katër skuadrave për çerekfinalet e Play Off-it.

Sigal Prishtina si kampione e pjesës së rregullt dhe Peja si e dyta u kualifikuan direkt në gjysmëfinale kurse katër skuadrat tjera do të kërkojnë vizën gjysmëfinale përmes përballjeve çerekfinale ku kampionia e dyfishtë aktuale, Golden Eagle Ylli si e treta ndeshet me Vëllaznimin e gjashtë ndërsa, Trepça e katërt do të përballet me Bashkimin i cili e mbylli kampionatin e rregullt në pozitën pesë.

     

Si e cilëson kapiteni Gëzim Morina edicionin e sivjetmë të Golden Eagle Yllit i cilu u karakterizua me formë të ndryshueshme?
Pse ndodhi kjo dhe cila është situata aktuale te Golden EagleYlli?
Çka tha kapiteni i Vëllaznimit Atik Koshi  për këtë edicion interesant dhe të bukur në Shani Nushin me atmosferë fantastike?
Si e parashikon Atiku përballjen me skuadrën që e mbron  titullin e dyfishtë, Golden Eagle Yllin

Si e vlerëson kapiteni i Trepçës Valdrin Haxhiu edicionin e sivjetmë të mitrovicasve?
Si e komentoi deklaratën bombastike të trajnerit të tij Gençoglu se “Trepça do të bëhet kampione edhe nëse gjatë rrugës do të takohej me Real Madridin”?
Luftëtari shkodran i Bashkimit, Daniel Lekndreaj tregon arsyet pse Bashkimi pati edicion jo sipas parashikimeve. Çka ndikoi?
Çka porosit para çerekfinaleve MVP i xhiros 28?

Kush kë e ngacmoj dhe pse? – Gjitha këto sonte në Asistin 529 një bisedë shumë simpatike, e relaksuar dhe përplot me të qeshura të çerekfinalistëve të sivjetmë të Play Offit.

Superliga e Kosovës në Basketbolli për Femra tashmë ka hyrë në fazën finale të betejës për titullin e kampioneve. Bashkimi dhe Prishtina zhvilluan dy ndeshjet e para dhe ASISTI 529 sonte sjell analizën dhe gjithë atë që ndodhi në dy finalet e para.

Kur jemi te kampionët, në Ligën e Parë kjo dilemë tashmë është qartësuar dhe KB Istogu e ka ngritur trofeun e fituesit duke arrit sukses historik dhe inkuadruar në elitën e basketbollit kosovar për herë të parë në histori.

Analizën e këtij suksesi të istogasve dhe porosinë e ASISTIT për qytetin dhe skuadrën simpatike të Istogut mund ta shikoni sonte në ASISTIN 529.

Blloku më i dashur dheunik në mediet tona Shqiptarët në Botë, sonte sjell lajme fantastike mbi sukseset e Kenan Spahiut dhe Edon Maxhunit, kurse NBA në ASIST sjell analizën e betejave dramatike për Play Off-in e sivjetmë.

Krejt në fund, sipas zakonit vjen ajka dhe top-10 aksionet fantastike të xhiros 28 dhe të fundit të pjesës së rregullt të Prince Caffe Superligës

Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate në Klan Kosova, ASISTI 529 me bisedën shumë speciale dhe simpatike nën-udhëheqjen e Agon Fehmiut dhe Ulpiana Emrës.

Komentet janë të mbyllura.