Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Bashkimi kampion i Kosovës te femrat për këtë edicion – AsistiOnline
Basketboll

Bashkimi kampion i Kosovës te femrat për këtë edicion

Skuadra e Bashkimit ka fituar titullin e kampionit në Superligën e femrave në basketboll. Në ndeshjen e pestë të serisë finale të plejofit, Bashkimi e mposhti Prishtinën për t’u shpallur kampion me rezultatin e përgjithshëm 3:2.

Dueli i luajtur të martën mbrëma në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, ku Bashkimi ishte vendas përfundoi me shifrat 78:64 në të mirë të prizrenasve.

Prej fillimit të ndeshjes Bashkimi ishte dominues, ndërsa shkëputjen e bëri në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me shifrat 19:8.

Khadija Brown-Haywood e udhëhoqi Bashkimin drejt suksesit me 24 pikë, 12 kërcime e 7 asistime. Ndërsa, me lojë të mirë u veçuan edhe Dasia Evans (16) e Arbnore Përquku (12).

Te Prishtina u veçuan Kaela Hilarie me 21 pikë e Agnesa Rrahmani me 10 sosh.

Për Bashkimin, ky është titulli i parë prej vitit 2018, ndërsa trofeu i tretë këtë sezon pas Superkupës dhe Kupës së Kosovës.

Komentet janë të mbyllura.