Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Hawks ngushton serinë ndaj Bostonit – AsistiOnline
Basketboll

Hawks ngushton serinë ndaj Bostonit

Prishtinë(AsistiOnline) – Atlanta Hawks e ka shënuar fitoren e parë në fazën e parë të serisë së play off-it në Konferencën Lindore të NBA-së.

Ekipi i Hawks mposhti Boston Celticsin me shifrat 130-122, duke ngushtuar kështu serinë dhe duke iu dhënë shpresë fansave të vetë për përmbysje të serisë.

Plejmejkeri i papërshtatshëm, Trae Young si zakonisht ishte më i miri tek Atlanta edhe në këtë ndeshje me 32 pikë, 9 asiste e 6 kërcime, gjersa u ndihmua edhe nga Dejounte Murray me  25 pikë.

Te Celtics s’mjaftuan për fitore, Jayson Tatum me 29 pikë e Marcus Smart me 24 sosh.

Momentalisht, seria qëndron në favorin e Celtics 2-1, gjersa ekipi që arrin 4 fitore, kalon në fazën e dytë të play off-it të Konferencës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.