Basketboll

Durant e Booker përsëri në formë, Suns barazon serinë ndaj Denverit

Prishtinë(AsistiOnline) – Phoenix Sunsi e ka barazuar serinë gjysmëfinale të Perëndimit ndaj Denver Nuggets.

Të prirë nga dy super-yjet, Kevin Durant e Booker që së bashku realizuan nga 36 pikë, Suns mposhtën Denverin me rezultat 129-124.

Nikola Jokic kishte plotë 53 pikë te Denveri, por që s’mjaftoi për fitore.

Kjo fitore e Suns e barazon serinë me Denverin në 2-2 dhe tash dy ndeshjet e radhës barten në palestrën e Nuggets e që mund të jenë përcaktuese, pasi skuadra që arrin katër fitore, kualifikohet në finale të kësaj Konference.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.