Basketboll

Denveri dhe Philadelphia marrin avantazhet e serive ndaj Suns dhe Celtics

Prishtinë(AsistiOnline) – Denver Nuggets dhe Philadelphia Sixers, kanë marrë avantazhet e serisve gjysmëfinale konferenciale në NBA.

Nuggets janë vetëm një fitore larg kalimit në fi-nale të Perëndimit, pasi mposhtën në ndeshjen e pestë Phoenix Suns’in me rezultat 118-102.

Nikola Jokic edhe në këtë ndeshje realizoi shifrat magjike triple-double për Nuggets me 29 pikë, 13 kërcime e 12 asiste, derisa u ndihmua edhe nga Bruce Brown me 25 pikë.

Te Suns s’mjaftuan, Devin Booker me 28 pikë e Kevin Durant me 26 sosh.

Seria mes këtyre dy ekipeve, momentalisht qëndron 3-2 në favorin e Nuggets.

Në anën tjetër, fitore madhore ka arritur edhe Philadelphia Sixers që ka mposhtur Boston Celticsin 103-115, për t’ju afruar finales së Lindjes në vetëm 1 fitore.

Joel Embiied me 33 pikë dhe Tyrese Maxey me 30 sosh, ishin dyshja kryesore e Philly në këtë fitore, gjersa për Celtics s’mjaftuan, Tatum me 36 e Brown me 24 pikë.

Momentalisht, Philly udhëheq serinë në 3-2 ndaj Celtics. /AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=_zm6f-iPlXc

Komentet janë të mbyllura.