(VIDEO LAJM- KOMPLET) ASISTI 537: TREGIMI I TREPÇËS NËNKAMPIONE 2022/23
Një javë pas përfundimit të finales fenomenale dhe sipas mendimit të atyre që e përcjellin basketbollin tonë të pavarur nga viti 1991/92, një prej serive më atraktive dhe më dramatike e cila u vendos pas 5 ndeshjeve madje pas lojës shtesë dhe atë në sekondën e fundit, Trepça u shpall nënkampione duke garantuar daljen në arenën ndërkombëtare.
Në vazhdën e përmbledhjes vjetore të edicionit 2022/23, pas kampionëve Pejës javën e kaluar, kësaj here ASISTI 537 sjell përmbledhjen e gjithë asaj që ndodhi gjatë edicionit 2022/23 në skuadrën nënkampione, KB Trepça.
Mysafirët Vullnet Sefaja kryetar, Valdrin Haxhiu kapiten dhe Drilon Hajrizi. lojtari më i mirë i ekipit sivjet, flasin për edicionin që e lamë pas.
Ekskluzivisht në ASIST, ata shpalosin gjëra që nuk i kemi parë dhe dëgjuar nga prapaskenat e edicionit që përfundoi javë më parë.
NË PRANVERËN 2021 TREPÇA LUFTONTE PËR MBIJETESË KURSE DY VITE MË VONË ME KRYESINË E RE KA FITUAR TRI KUPA DHE KA QENË NË PESË FINALE
Njeriu i cili e mori menaxhimin e klubit kur ishte duke luftuar për mbijetesë në vitin 2021 dhe tash dy vite më vonë në thesarin e klubit ka arritur të sjell dy Kupa të Kosovës, një Superkupë Mbarëkombëtare dhe të jetë në edhe tri finale: Artmotion Superligë 2022, Prince Caffe Superligë 2023 dhe finalen e Superkupës së Kosovës, kryetari i KB Trepçës Vullnet Sefaja flet për periudhën nga momenti kur e mori drejtimin e klubit duke rrëfyer gjithë atë që është bërë në klub dhe rreth tij, jo vetëm për sukseset në parket por edhe riorganizimin e klubit në tërësi në aspektin e menaxhimit, ristrukturimit të grupmoshave të reja dhe marketingut dhe marrëdhënieve me opinion, duke e shndërruar në brend basketbolli.
- Si do ta mbajnë në mend finalen e sivjetme kapiteni Valdrin Haxhiu dhe lojtari më i mirë mitrovicas sivjet, Drilon Hajrizi?
- Çka thonë për finalen e sivjetme që ishte një prej finaleve më të bukura, më atraktive dhe pa dyshim më dramatike e cila shkoi në pesë ndeshje, madje në vazhdime dhe u vendos në sekondën e fundit?
- Si e cilësojnë serinë e sivjetme finale me Pejën, Valdrini dhe Driloni?
- Si do t’i mbajnë në mend finalet e sivjetme dhe çka ishte vendimtare?
VIDEO PËRMBLEDHJA E VERËS DHE VJESHTËS 2022:
MYSAFIRËT RRËFEJNË PËR STARTIN E SHKËLQYESHËM NË VJESHTË DHE PASTAJ KRIZËN E THELLË
Pas video përmbledhjes e cila rikujton gjithë atë që ndodhi nga përfundimi i finales së vitit të kaluar kur Trepça e humbi titullin nga Golden Eagle Ylli në Qershor 2022 dhe menjëherë filloi riorganizimin për edicionin që tashmë e lamë pas nesh e deri te ndeshja e fundit e vitit 2022 kur pësoi nga Bashkimi në Minatori.
Kryetari Sefaja, kapiteni Haxhiu dhe MVP i Trepçës sivjet Hajrizi, rrëfejnë prapaskenat dhe gjithë atë që opinioni nuk e ka parë dhe dëgjuar gjatë këtij edicioni.
- Çka ndodhi krejt gjatë këtij rrugëtimi?
- Cilat ishin momentet më të vështira?
- Si e cilëson edicionin e sivjetmë?
- Çfarë mesazhi ka për adhuruesit e basketbollit në Mitrovicë lidhur me edicionin që tashmë përfundoi?
- Si u riorganizuan verën e kaluar duke transferuar Erjonin e Tmushiqin nga Ylli?
- Pse erdhi deri te kriza e madhe pas startit të suksesshëm në vjeshtë dhe triumfit në Superkupën Mbarëkombëtare Shqiptare?
- Pse vendosën të ndajnë rrugët me Lubomir Minqevin, ish sleketorin bullgar dhe njeriun që solli dy trofet e parë pas një dekade?
- Si erdhi selektori maqedonas Aleksandar Jonqevski në vend të Minqevit?
- Pse dështoi Jonqevski?
VIDEO PËRMBLEDHJA E PRANVERËS 2023:
“RILINDJA” ME GENÇOGLUN DHE BRAKTISJA E SKUADRËS MIDIS BETEJËS PËR TITULL
Pas tregimit interesant të pranverës së basketbollit 2023 të KB/Trepça gjatë të cilës skuadra nga Minatori fitoi trofeun e Kupës dhe kualifikimit të dytë rresht në finale të Play Offit të Prince Caffe Superligës me mysafirët diskutuam ato që opinioni nuk i ka dëgjuar dhe parë.
Pas largimit të Aleksandar Jonqevskit nga Trepça, trajneri i radhës ishte Engin Gençoglu. Kryetari Sefaja rrëfen se
- Kush ishte “kumbar” i ardhjes së trajnerit Gençoglu në Trepçë?
- Si ndodhi këndellja e Trepçës në pranverë e cila kulmoi me triumf në Kupën e Kosovës?
ASISTI rrëfeu një tregim interesant që lidh shumë emra që kanë lidhje me basketbollin turk dhe kosovar dhe që qarkullonin në lajme në Kosovë e Turqi dhe kishte të bënte me trajnerë.
Ahmet Kandemiri nga Beshiktashi erdhi në Prishtinë kurse Igor Milliqiqi ish plejmejkeri i Trepçës dhe aktualisht selektor i Polonisë me të cilën bëri mrekulli në Eurobasket duke e zënë vendin e katërt (sukse historik për basketbollin polak) shkoi në Beshiktash dhe e shpëtoi nga rënia nga Superliga. Nga ana tjetër, Trepça e transferoi Engin Gençoglun nga Konyaspori në Trepçë kurse gjatë pushimeve të fundvitit flitej se Adis Beqiragiqi do të marr drejtimin e Konyas e cila po luftonte për mbijetesë, për më tepër pasi familja e Beqiragiqit jeton në qytetin e Konyas megjithatë dy herë trajneri më i mirë në Kosovë në edicionet 2021 dhe 2022 qëndroi te Ylli kurse drejtimin e Konyasporti e mori Can Sevimi ish trajneri i Pejës i cili përkundër përpjekjeve të mëdha nuk arriti ta shpëtonte Konyan nga rënia nga elita.
Me ardhjen e Engin Gençoglut, Trepça iu kthye sukseseve dhe shënoi 6 fitore rresht në kampionat dhe tri fitore pa humbje në Kupë duke e ngritur trofeun pas finales me prishtinasit. Pa startit të shkëlqyeshëm me 9 fitore pa humbje dhe 13 fitoreve e vetëm 2 humbjeve, mitrovicasit nën dirigjimin e Gençoglut eliminuan Bashkimin me 2:0 në çerekfinale të Play Offit për të caktuar gjysmëfinalen “El Clasico” me Sigal Prishtinën të cilën e fitoi pas pesë ndeshjeve, të fundit në kryeqytet për rt’u kualifikuar në finalen e dytë rresht mirëpo marrëdhëniet midis trajnerit dhe kryesisë u prishën dhe Gençoglu iku dhe e la skuadrën në momentet vendimtare
Ekskluzivisht në ASIST, kryetari Sefaja shpalos detajet e largimit të trajnerit Gençoglu midis serisë finale me Pejën: Pse u largua Gençoglu?
Në ASISTIN 537 u fol edhe për gjërat të cilat lënduan basketbollin kosovar sivjet.
- Si e komentoj kryetari Sefaja skandalin me referët grek gjatë serisë gjysmëfinale me Sigal Prishtinën?
- Çka thotë për incidentet e vandalizmin në edicionin e sivjetmë dhe si do ta vazhdoj luftimin e kësaj dukurie?
- Si u komentuan ofendimet dhe sharjet e ulëta në adresë të lojtarëve, anembanë palestrave në vendin tonë?
- Si do të veprohet në të ardhmen?
Krejt në fund të ASISTIT 537, kryetari i Trepçës Vullnet Sefaja tregon ekskluzivisht se
- Me cilët lojtarë i kanë vazhduar kontratat?
- A mbeten Erjoni dhe Tmushiqi në Trepçë?
- A do të largohet Musab Mala?
- A ka kontaktuar Trepça me Janin, Lejsonin, Dustinin e Gëzim Morinën?
- Cilët lojtarë të huaj mbeten në Minatori?
- A po shkon Daniels në Pejë?
- A ka nënshkruar Trepça me Dardan Kapitin e ri i cili po luan në NCAA?
Gjitha këto dhe shumë më tepër në ASISTIN 537 me shumë lajme ekskluzive lidhur me KB Trepça nga Vullnet Sefaja kryetari i klubit, Valdrin Haxhiu kapiteni dhe Drilon Hajrizi, lojtari më i mirë sivjet.
NBA NË ASIST:
SERIA FINALE FENOMENALE E KONFERENCËS LINDORE KU BOSTONI PAS DISAVANTAZHIT TË THELLË (0:3) NDAJ MIAMIT BARAZOI SERINË NË 3:3
NBA në ASIST është blloku me të cilin ju dërgojmë përtej Oqeanit Atlantik ku ka mbetur vetëm edhe një ndeshje finale e konferencës Lindore për ta caktuar Finalen e Madhe.
Befasia më e madhe e këtij edicioni, Miami Heat e cila nuk kishte të ndalur pasi e siguroi biletën e fundit për Play Off në ndeshjen e fundit të Play Init kundër Chicago Bulls, pastaj eliminoi top kandidatin për titull Milëaukee Bucks dhe në gjysmëfinale Neë York Knicks kurse në finalen e Lindjes kundër Boston Celtics që është reprizë e finales së vjetme, javën e kaluar ishte duke dominuar absolutisht me 3:0 mirëpo brenda 7 ditëve gjërat ndryshuan plotësisht. Nga disavantazhi prej 0:3 Boston Celtics e barazoi serinë në 3:3 dhe vendimi do të merret të martën herët në mëngejs në ndeshjen e 7.
Në histori të NBA nuk ka ndodhur kurrë që një skuadër e cila ka qenë në disavantazh prej 0-3 ta kthej një seri Play Offi në fitore prej 4:3. Në 150 raste deri tash kur një skuadër ka qenë në disavantazh 0:3 vetëem 3 herë ka ndodhur që seria të barazohet 3:3 pra Bostoni është vetëm skuadra e katërt në histori që e bënë këtë por asnjëherë nuk ka ndodhur që një skuadër ta kthej plotësisht në 4:3. Pra aktualisht rezultati është 150:0.
Sa i përket Perëndimit, atje Denveri eliminoi Lakersat me 4-0 dhe tash po e pret fituesin e ndeshjen Miami – Boston. Në vazhdim, Arbon Flugaj specialisti i NBA në ASIST sjell përmbledhjen nga kjo gjithësi e basketbollit
Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .
Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll
Komentet janë të mbyllura.