Vashat e Kosovës U20 e nisin Evropianin e Divizionit B me humbje
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U20 te femrat e ka nisur me humbje të thellë Kampionatin Evropian – Divizioni B.
Ekipi kosovar është mposhtur në duelin e parë të turneut nga Holanda me shifrat e thella 87-57.
Astera Tuhina ishte lojtarja më e dalluar te Kosova në këtë duel me 22 pikë, derisa Anila Selmani shtoi 11 e Enisa Kamerolli 10 sosh.
Në ndeshjen e dytë, Kosova luan ndaj Kroacisë pasnesër nga ora 12:00.
Ky Kampionat që ka filluar sot, do të mbahet në Craiova të Rumanisë deri me 6 gusht.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.