Basketboll

Kosova 3×3 pa fitore edhe në ditën e dytë në Hungari

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova 3×3 te meshkujt dhe femrat, mbetet pa fitore edhe në ditën e dytë të turneut U23 në Hungari.

Në ndeshjet e dyta të ditës, Kosova e femrave u mposht nga Hungaria 21-11, derisa meshkujt u mposhtën nga Greqia me rezultat 22-14.

Kjo ishte dita e dytë me ndeshje e Kosovës 3×3 në të dyja kategoritë dhe për fat të keq, as pas ditës së dytë, përfaqësuesit tanë s’kanë arritur të marrin fitore.

Nesër do të zhvillohen ndeshjet e ditës së tretë dhe të fundit.

______________

Përfaqësuesja e Kosovës 3×3 te meshkujt dhe femrat e ka nisur me humbje edhe ditën e dytë në FIBA 3×3 U23 Nations League në Szolnok të Hungarisë.

Vashat e Kosovës u mposhtën nga Gjermania me rezultatin e thellë 22-4 dhe atë për vetëm 6 minuta lojë.

Derisa, meshkujt pësuan nga Holanda 21-15.

Për ditën e sotme, ekipet tona përfaqësuese e kanë edhe nga një ndeshje për ta zhvilluar. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.