Basketboll

Kosova sonte duelin vendimtar ndaj Danimarkës, i duhet përkrahja masive

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A, sot e luan duelin e fundit dhe vendimtar në grupin parakualifikues për Eurobasket 2025.

Me fitore 8 pikë dallim, Kosova do të kalojë në kualifikimet e kompeticionit më prestigjioz të basketbollit evropian për shtete.

Sfida luhet ndaj Danimarkës me fillim nga ora 20:45 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Më shumë se kurrë, Kosovës tonë sot i duhet përkrahja e madhe dhe mbushja përplot e palestrën në qytetin e bukur të Prizrenit, andaj sonte ejani pa kushte.

Që nga ardhja e selektorit të ri, Rami Hadar, Kosova ka treguar rezultate shumë të mira dhe entuziasmi e dëshira për fitore, janë të mëdha edhe për sonte. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.