Basketboll

Ekskluzive: Dajuan Graf do të rikthehet te Ylli

Prishtinë(AsistiOnline) – Dajuan Graf pritet të rikthehet në basketbollin kosovar për sezonin e tretë me rradhë.

Kështu ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin nga Theranda, Golden Eagle Ylli.

Sipas informacioneve tona, Graf veçse ka arritur në Kosovë dhe do të jetë përforcimi më i ri i trajnerit Kostas Flevarakis.

31 vjeçari në edicionin e kaluar ishte pjesë e Bashkimit, ku luajti me mesatare prej 10.4 pikëve, 4.7 asisteve e 4.7 kërcimeve për ndeshje.

Por, Graf ka qenë pjesë e Golden Eagle Yllit edhe para dy vitesh, ku kishin arritur që së bashku të fitonin edhe titullin e kampionit të Kosovës.

Ylli deri tani ka transferuar edhe amerikanin Jalen Nesbitt, derisa ka kompletuar rosterin me vendorë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.