Basketboll

Jalon Andrews lojtari i huaj i radhës te Vëllaznimi

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka prezantuar sonte transferin e rradhës të huaj.

Gjakovarët kanë nënshkruajtur me lojtarin e pozitave 4/5, Jalon Andrews i cili është i gjatë 203 centimetra.

Andrews është lojtar i pozicioneve 4 dhe 5, i gjatë 203cm.

Vëllaznimi për Andrews do të jetë përvoja e parë profesionale, pasi deri tani ka luajtur vetëm në kolegje amerikane.

Në dy sezonet e fundit, Andrews ka qenë pjesë e kolegjit amerikan nga NCAA2 ”Kentucky State University Thorobreds” tek të cilët në 26 ndeshje ka luajtur me mesatare prej 11.7 kërcimesh dhe 7.4 asistimesh.

Në njoftimin e klubit gjakovar thuhet se Vëllaznimi siguron tifozët që puna për forcimin e skuadrës po vazhdon dhe se paraqitjet do të jenë sa dinjitoze, aq edhe të rëndësishme për të arritur synime këtë sezon të cilat edhe janë të qarta – pjesa e epërme e tabelës.

Për të parë përmbledhje nga ndeshjet e lojtarit në stinorin e kaluar KLIKONI KËTU. 

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.