Ylli më në fund nënshkruan me Jan Palokajn

Prishtinë(AsistiOnline) – Jan Palokaj është prezantuar sot si transfer i Golden Eagle Yllit.

Basketbollisti i pozitave 2-3 i cili prej dy vitesh luante te Sigal Prishtina, pritet të jetë nën urdhërat e trajnerit grek, Kostas Flevarakis.

Skuadra nga Theranda edhe në vitet e kaluara e ka pasur ‘cak’ për ta transferuar lojtarin me prejardhje nga Peja, derisa duket se sivjet ia ka arritur qëllimit.

Ylli së fundmi e ka fituar organizimin e Superkupës së Kosovës e cila mbahet në datat 13-17 shtator.

/AsistiOnline.com/

Të fundit:

Të ngjajshme: