Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Bashkimi e nis stinorin me fitore të madhe në Suharekë – AsistiOnline
Basketboll

Bashkimi e nis stinorin me fitore të madhe në Suharekë

Prishtinë(AsistiOnline)  – Bashkimi e ka nisur me fitore të madhe edicionin e ri në basketbollin kosovar.

Prizrenasit kanë triumfuar ndaj Yllit në Therandë me shifrat 71-77.

Që në fillim prizrenasit paralajmëruan se do të japin maksimumin për fitore, pasi triumfuan në dy periodat e para (13-22, 17-22) dhe shkuan në pushim me 14 pikë diferencë.

Në pjesën e dytë, Ylli tentoi maksimalisht përmbysjen duke e fituar çerekun e tretë (30-21), madje tentoi edhe në periodën e fundit, por Bashkimi nuk lejoi humbjenduke fituar minimalisht periodën e fundit (11-12) dhe kështu siguroi fitoren e madhe.

Qendra Erik Copes ishte montruoz sonte te Bashkimi me 25 pikë e 14 kërcime, gjersa u ndihmua fuqishëm edhe nga Altin Morina me 21 pikë e Grant Lozoya me 11 sosh.

Te Ylli s’mjaftuan për fitore, kapiteni Gëzim Morina me 19 pikë e as Jalen Nesbitt dhe Henrik Shirko me nga 13 sosh secili.

Në xhiron e dytë, Bashkimi e pret Vëllaznimin e Ylli e pret Istogun.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.