Basketboll

Peja sot në mesditë luan ndeshjen ndaj Bakken Bears në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Pejës sot e zhvillon ndeshjen e parë dhe historike në garën prestigjioze evropiane, Champions League.

Ekipi verdhezi do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese ndaj ekipit nga Danimarka, Bakken Bears dhe të dyja ekipet janë kampione të vendeve prej nga vijnë.

Peja dhe Bakken Bears sot luajnë me fillim nga ora 13:00 në Antalia të Turqisë, atje ku do të zhvillohet ky turnue kualifikues.

Sfida transmetohet direkt në You Tube e linku i ndeshjes publikohet me pesëshet startuese.

Me fitore në ndeshjen e parë kualifikuese, Peja do të takohet pastaj me fituesin e duelit, Kalev/Cramo – Norrkoping.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.