Istogu nënshkruan edhe me një amerikan tjetër
Prishtinë(AsistiOnline) – Istogu e ka kryer sot edhe një transfer për ta përforcuar ekipi.
Klubi ka njoftuar për marrëveshje me fundorin amerikan, Kahlon Whitley.
Whitley është i gjatë 178 centimetra dhe në edicionin e fundit është aktivizuar me skuadrën e Gostivarit në elitën maqedonase ku në 4 ndeshje kishte 5 pikë mesatare.
Momentalisht, Istogu ka afruar në skuadër 3 basketbollistë të huaj, derisa edhe shqiptari Arian Azemi llogaritet i huaj, pasi nuk ka pasaportë kosovare.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.