Basketboll

Mbyllet me befasi ndeshja e parë e grupit ku bën pjesë Trepça në FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme po luhen ndeshjet kualifikuese për edicionin e ri të kompeticionit evropian, FIBA Europe Cup.

Në këto kualifikime nesër dhe pasnesër luan edhe skuadra kosovare e Trepçës.

Ekipi mitrovicas bën pjesë në grup me ekipin estonez Parnu dhe atë islandes, Tindastoll.

Ndeshja e parë e grupit është zhvilluar sonte, ku Tindastolli e mposhti Parnun duke e befasuar me rezultat 62-69.

Trepça nesër luan ndaj Tindastollit e pasnesër ndaj Parnus dhe me fitore eventuale nga dy ndeshjet, siguron fazën grupore të FIBA Europe Cup.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.