Basketboll

Trepça sot përballet me Parnun, synon fitoren dhe kualifikimin në grupet e FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Trepçës sonte e zhvillon ndeshjen e dytë me rradhë në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Ekipi ynë kosovar përballë do ta ketë klubin e Parnus, që është edhe mikpritëse e këtij turneu.

Trepça dje arriti fitore ndaj Tindastollit, gjersa këta të fundit para dy ditëve e kishin mposhtur Parnun, por natyrisht që Trepça sonte s’do të ketë punë aspak të lehtë.

Të kujtojmë se Trepça sot edhe me humbje deri në 7 pikë kualifikohet dhe arrin misionin, por për të mos i lënë asgjë rastit, duhet që të arrihet fitorja.

Ndeshja mes Trepçës e Parnus fillon nga ora 18:00 dhe linku i transmetimit direkt postohet pak para fillimit të takimit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.