Basketboll

Ekskluzive: Edon Maxhuni në elitën franceze tek Le Portel

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga basketbollistët më të mirë shqiptarë nëpër botë aktualisht, Edon Maxhuni është bërë me skuadër të re.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, 25 vjeçari me prejardhje nga Kosova është transferuar tek skuadra franceze Le Portel, shkruan AsistiOnline.com

Në edicionin e fundit, Edoni u paraqit në Bundesligën gjermane me Crailsheim Merlins, duke qenë prej lojtarëve kryesorë dhe në Francë me ekipin e ri, pritet të jetë poashtu një aset i rëndësishëm.

Para Gjermanisë, Edoni ka luajtur edhe në Gran Canaria (2), Parnu (Estoni), Den Bosch (Holandë), derisa për dy edicione në fillet e karrierës ishte paraqitur edhe me kolegjin amerikan nga NCAA1 ”Long Beach State”.

Gjatë verës, Edoni luajti edhe në Kampionat Botëror me Finlandën, gjersa ka shijuar edhe Kampionatin Evropian me vetëm 25 vite mbi supe.

Urojmë të jetë kjo një zgjidhje e duhur dhe e suksesshme për basketbollistin kosovar. Forza Edon, na bëj krenar. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.