Basketboll

Trepça publikon rosterin ndaj Bashkimit

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka publikuar rosterin para duelit të sontëm ndaj Bashkimit.

Klubi mitrovicas e ka shtuar në roster edhe transferin e ri, Brevin Galloway, për të cilin raportoi orë më parë AsistiOnline.com, siç mund të shihni më poshtë.

Në roster mungon Isaiah Manderson, transfer që kishte ardhur në Mitrovicë para pak javësh.

_______________________________

Transferimi i ri i Trepçës, Brevin Galloway ka zbarkuar tashmë në qytetin e ”minatorëve”.

Fundori amerikan që erdhi nga Nevezisi i Lituanisë, ka ardhur si një përforcim me bujë në ekipin e Adis Beçiragiqit i cili sivjet po synon titullin e kampionit me mitrovicasit.

AsistiOnline.com ka mësuar se Galloway me shumë gjasa pritet të debutojë ndaj Bashkimit, pasi dokumentacioni i tij duket se është gati e sigurisht që paraqitja e tij mbetet nën juridiksionin e Beçiragiq që ta inkuadrojë në lojë apo jo.

Bashkimi sot e pret Trepçën në derbin e ditës që fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport3.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.