Basketboll

Kampionia e Kosovës fantastike, triumfon edhe ndaj Spojnias në Poloni

Prishtinë(Asistionline) – Kampionia aktuale e Kosovës, Peja e ka arritur sonte edhe fitoren e dytë në garat evropiane.

Ekipi pejan triumfoi sonte në Stargard të Polonisë ndaj Spojnias me rezultat 79-83.

Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante me ekipin kosovar që e fitoi periodën e parë (19-26), derisa në periodën e dytë ekipi vendas u këndell për ta fituar (22-14) dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat tepër të ngushtë 41-40 për vendasit.

Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e ngushtë me ekipin e Spojnias që arriti ta fitojë çerekun e tretë (21-16) e në të katërtin Peja u tregua fantastike (17-27), për ta përmbysur minusin dhe për ta fituar ndeshjen krejt në fund.

Pesë lojtarë arritën pikë dyshifrore te Peja sonte, Tervell Beck (21), Justin Davis (18), Jay Jay Chandler (14), Malcolm Armstead (11) dhe Urald King që shtoi 10 sosh.

Te Spojnia s’mjaftuan për fitore, Arguster Daniels e Stpehen Brown me nga 21 pikë secili.

Pas 3 xhirove në grupin H, Peja ka 2 fitore e 1 humbje dhe gjendet në pozitën e dytë e javën tjetër e pret në ”Karagaç” skuadrën e fortë gjermane të Chemnitz.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.